Celebrities Gossip Showbiz

Për Afërditën ka ardhur një sezon që besojmë të gjitha vajzat në një lidhje e kuptojnë…

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale, si ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë me ne një foto ku shfaqet e veshur me një pulovër që duket se ia ka ‘vjedhur’ partnerit të saj dhe krahas ka shkruar atë që besojmë të gjitha vajzat në një lidhje bien dakord.

Sezoni i të veshurit pulovrat e bashkëshortit ka nisur…

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.