Celebrities Gossip Showbiz

Për Amin dhe Ermalin sot është një ditë shumë e veçantë!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Dita e sotme është shumë e rëndësishme për çiftin, pasi ata bëjnë plot 11 vite të martuar. Me anë të një postimi në Instagram me një fotografi të çiftit, Ermali ka treguar se sot festojnë përvjetorin e tyre.

11 vite lumturisht të martuar 

Rikujtojmë se e ftuar para pak kohësh në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit Amarda zbuloi detaje mjaft interesante, teksa u shpreh për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermalin e shumë të tjera.

Amarda foli edhe mbi karrierën e re që ka nisur bashkëshorti i saj, pikërisht për filmat që janë shfaqur tashmë dhe për serialin që pritet të dalë në vjeshtë.