Celebrities Gossip Showbiz

Për ata që mendojnë se Kendall Jenner e ka pasur të “shtruar me lule” jetën e saj e keni shumë gabim, rrëfehet vetë modelja!

Supermodelja Kendall Jenner e ka nisur karrierën e saj të modelingut që në moshën 14-vjeçe. Bukuroshja së fundmi ka pohuar për podcastin “On Purpose” se ato kohë ishte e mbingarkuar dhe kishte shumë pak kohë për veten e saj. Kendall që në moshë të hershme nënshkroi kontrata me “Calvin Klein” dhe mori pjesë në sfilatat e “Chanel” ndërsa udhëtonte nëpër botë. Ndërkaq, Jenner u shpreh se:

Gjërat që i kam arritur, i kam arritur me punë. Nuk u ndala deri sa isha 24 vjeçe.

Ishte viti 2009 kur “Keeping Up With The Kardashians” kishte nisur. Nëna e saj Kris Jenner i dha asaj një agjente në Wilhelmina dhe ajo gjithashtu u paraqit në kopertinën e “American Cheerleader”. Ylli ishte tashmë një nxitëse e tifozëve në shkollë të mesme, kështu që ishte një përshtatje e mirë për të. Fama e saj më e madhe erdhi kur u punësua për të qenë imazhi i Estee Lauder, gjë që çoi në nënshkrimin e saj me “Calvin Klein”. Nga atje modelja punoi për Versace, Fendi dhe Chanel. 26-vjeçarja shprehet se:

Ishin 5 vite jashtëzakonisht të mbingarkuara dhe ndjeva sikur po i thosha “po” gjithçkaje por u ndjeva vërtet mirënjohëse që isha në pozicionin ku isha. Thjesht nuk isha më e lumtur kështu që m’u desh të vendosja kufij për veten time. Më duhet të filloj të them ‘jo’ kur të mundem dhe të filloj të prioritizoj veten dhe mirëqenien time.

Kendall ndërkaq mendon se publiku ende ka një perceptim të pasaktë për familjen e saj.

Ka kaq shumë tregime të rreme për ne. Shumë njerëz nuk dinë as gjysmën. Është vërtet e padrejtë sepse nuk jam ajo që mendojnë. Kjo me të vërtetë më mërzit ndonjëherë por më pas duke e parë veten në pasqyrë them: ‘Unë e di kush jam, kështu që pse ka rëndësi diçka tjetër?’

Kendall ndërkohë është rikthyer në krahët e partnerit të saj, baskebollistit Devin Booker. Kendall dhe Devin filluan të takoheshin në vitin 2020, por nuk e bënë publike lidhjen e tyre deri në vitin 2021.