Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Për ata që sapo i kanë dhënë fund një marrëdhënieje, ky është artikulli i duhur për ju!

Humbja e dashurisë dhe humbja e kuptimit të jetës janë dy arsyet kryesore që e thyejnë një zemër. Dhimbja të vret, mirëpo ka edhe ‘ilaçe’ që shërojnë një zemër të thyer. Ja disa këshilla si të ecni përpara edhe pas ndarjes nga një lidhje e gjatë…

Jini të fortë

Ju jeni të plotësuar me veten. Jeni të fortë, të zgjuar dhe të çmuar. Keni veten dhe nuk ju duhet askush tjetër për ta konfirmuar vlerën apo për t’ju sjellë lumturi. Askush në këtë jetë nuk është i pazëvendësushëm.

Përballuni me të tashmen dhe ecni përpara

Lidhja mund të ketë qenë mjaft e bukur, por tashmë ka mbaruar. Ndaloni së menduari për veprimet tuaja dhe për ato që mund të kishit bërë ndryshe. Mos vini në dyshim arsyet pse partneri u largua dhe mos u përpiqni ta riktheni, sepse gjërat nuk do të jenë kurrë njësoj. Lëreni veten të mërzitet, por ecni përpara. Pasi të keni derdhur lot mjaftueshëm, lërini ato pas. Jepjani zemrën tuaj dikujt tjetër, në të cilin keni besim dhe mos keni frikë të dashuroheni sërish.

Mbani mendjen dhe trupin tuaj të zënë dhe zemra juaj do të shërohet

Tani është koha e përkryer për t’u përqëndruar në karrierën tuaj; për të filluar atë kurs që keni dashur të bëni për një kohë të gjatë, për t’u marrë me një hobi të ri, për t’u ribashkuar me disa miq të vjetër. Nuk është me rëndësi se çfarë zgjidhni të bëni për sa kohë që ju mban të zënë dhe ju ndihmon të ndiheni më mirë për jetën tuaj.

Rrethojeni veten me njerëz të lumtur

Buzëqeshjet dhe të qeshurat janë ngjitëse. Dilni me miqtë tuaj, shikoni komedi, lexoni libra komik. Thjesht hapeni mendjen dhe qeshni.