Celebrities Gossip Showbiz

Për çfarë është penduar më shumë Ilir Shaqiri nga ato çfarë ka thënë në ‘Big Brother VIP’?

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit. Pas daljes së tij ai pati dy dalje televizive, teksa para pak minutash dha intervistën e tij të parë për TAR në ‘Wake Up’ e cila u transmetua dhe në Top Channel.

E padyshim në një eksperiencë kaq të gjatë me një presion kaq të madh të ushtruar brenda qëndrimit në shtëpi, ndodh që banorët të rrëfejnë apo të zbulojnë gjëra për veten e tyre që nuk i dinim më parë dhe ndoshta që ata do të dëshironin ti mbanin sekret. A ka Iliri një moment të tillë, ku është penduar për atë çfarë ka thënë. Pa shumë ngurrim, balerini tregon se çfarë do të donte të kishte kursyer.

Sigurisht në disa momente mund të kisha qenë më tolerant, mund të kisha reaguar në një mënyrë tjetër. Unë jam shumë shqeto. Kur kam një gjë për të thënë, gjuha nuk ma mban. Edhe në jetë kështu jam, i përplas gjërat në fytyrë. Nuk e mbaj dot përbrenda. Ndoshta historia që tregova për sa i përket Emanuelës, duhet ta kisha mbajtur sekret, ishte shumë personale. Nuk do kishte pasur shans të dilte, por me Arjolën kisha nje alkimi rrëfimi prandaj ndodhi kjo gjë. Nuk mund të kisha menduar se do krijohej një debat i tillë, të komentohej ose përdorej dhe që u zhvillua në disa Prime si argument. Kundrejt Emanuelës doja të ngrija figurën e saj, për femrën dhe për figurën që është. Nuk ka njeri në këtë botë që nuk ka gabuar një herë.

Balerini gjithashtu gjatë kësaj interviste tregoi më shumë se si e përjetoi në fillim të eksperiencës së tij, kur hyri i pari në shtëpi, si po përshtatet me gjithë jehonën e madhe të programit dhe vëmendjen pas fitores. Cilat kanë qenë disa nga momentet e paharrueshme për Ilirin brenda shtëpisë dhe marrëdhënia e tij me banorët e tjerë jashtë shtëpisë.