Celebrities Gossip Showbiz

Për çfarë kërkoi ndjesë publike Capital T?

Para pak ditësh, Capital T nxori këngën e tij më të fundit. ‘Buzëqeshje’ ka afro 4 milion klikime në YouTube dhe duket të jetë pëlqyer shumë nga ndjekësit e tij.

Megjithatë, syri i ndjekësve të reperit ka arritur të vërë në dukje një detaj shumë interesant në klip. Në një skenë ku shfaqet Capital-i pranë Katedrales së Shtjefnit në Shkodër mungonte kryqi.

Teksa, vetë reperi ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga trailer-i i këngës pranë në llogarinë e tij në Instagram, kryqi ndodhej në vendin e tij, ndërsa në klip nuk dukej gjëkundi.

Këtë gjë e kanë vënë re dhe komentuesit në YouTube, të cilët nuk kanë qëndruar pa kritikuar reperin.

Pak më parë me anë të një Instastory, Capital-i kërkoi ndjesë publike dhe tregoi se çdo gabim që ndodh në montazh është pjesë e produksionit dhe jo e tij. Megjithatë, ai u shpreh se ekipi i montazhit e ka rregulluar këtë gjë dhe tani kryqi është vendin e duhur.

Klipi “Buzëqeshje” është kthyer në versionin origjinal të tij pa gabime me kryqin në vendin e vet. Edhe njëherë kërkoj falje për gjithë situatën e krijuar. Shumë respekt e dashuri për gjithë shqiptarët e mi anembanë botës pa dallime fetare apo të asnjë lloji, shijojeni këngën. Ju do Kapo. Hajde t’i shohim gjithë portalet ku jeni. 

Pjesëmarrja e Nevina Shtyllës si modele në klipin e reperit nuk bëri pak bujë, pasi nuk e kemi parë më parë prezantuesen të jetë pjesë e ndonjë projekti muzikor. E ftuar pak ditë më parë në ‘Wake Up’, ajo tregoi se ishte skeptike për të marrë pjesë në klip, por ftesa e reperit e intrigoi.