Lifestyle Love & Sex

Për çfarë mund ta përdorni tjetër prezervativin përveçse si masë mbrojtëse?!

Një prezervativ mund të jetë mjeti më i lehtë që mund të gjeni përreth ndonjëherë. Disa nga këto më poshtë janë ide të mira, disa të tjera janë ide të tmerrshme. Por të gjitha janë të vërteta dhe të testuara. Një sugjerim, për shumicën e këtyre është mirë të përdoret një prezervativ i palubrifikuar.

Mund të përdorni prezervativë për…

Të luajtur me top!

Fëmijët në Chimoio, Mozambik, bëjnë topa futbolli nga prezervativët. Ata nxjerrin disa prezervativë si një bërthamë të lehtë, i lidhin së bashku dhe i mbulojnë me lecka. Fëmijët marrin prezervativët nga nënat e tyre ose nga klinikat e planifikimit familjar.

Mund të bëni eksperimente shkencore!

Shkencëtarët dhe inxhinierët që gërmojnë mostrat e tokës përdorin prezervativë për të mbrojtur koleksionet dhe pajisjet e tyre.Inxhinierën përdorën prezervativë për të mbledhur mostra të rërës nga Plazhi Normandisë.

Mund të mbroni telefonin tuaj në ujë!

Gjatë kohës që jeni duke shijuar pushimet tuaja verore, sigurisht nuk mund të rrini pa postuar foto dhe ku ka më bukur se ato që bëhen nën ujë. Tashmë asnjë pikë uji në telefonin tuaj. Mjafton të vendosni telefonin brenda në prezervativ dhe mund të prekni lirisht ‘touch-in’.

Mbroni plagët e fashuara nga uji!

Të veshësh një fashë është mjaft e tmerrshme, por të përpiqesh të lahesh me të vetëm bëhet akoma më e keqe. Por tashmë ju mund ta izoloni krahun ose këmbën tuaj, dhe sigurisht, me një prezervativ. Ju duhet të jeni në gjendje të vendosni një pjesë të mirë të krahut ose këmbës në një prezervativ. Për plagët që nuk mbulojnë dorën ose këmbën, thjesht hiqni majën nga prezervativi, pastaj tërhiqeni si mëngë…

Fitoni medalje ari në “Tokyo 2020”!

Ajo që rrëmbeu medaljen e artë ishte Jessica Fox, në C1 Kanoe slalom në “Tokyo 2020”. Ajo ishte më e shpejta ndër kualifikueset për finale, sigurisht e ndihmoi dhe gara që nuk kishte asnjë gabim. Por para fitores, Fox duket se ka rregulluar kanoen e saj me anë të një prezervativi, kjo pasi kishte vendosur një përzierje karboni dhe e izoloi me prezervativ.