Celebrities Gossip Showbiz

Për dashurinë gjithçka… DAGZ i del kundra mikut të tij, Donaldit për Einxhel!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një zarf i bardhë ka mbërritur dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët sërish nuk i janë përmbajtur rregullave e sidomos kur është puna për higjienën. Për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i dënojë me disa rregulla të reja, të cilat nëse nuk iu përmbahen ata do të penalizohen.

Zarfi i bardhë në shtëpi u bë ‘mollë sherri’ mes banorëve të shtëpisë së “BBV”. Kjo ka nxitur menjëherë debat mes Einxhel dhe Donaldit të cilët debatuan shumë ashpër.

Donaldi: Qetësohu dhe rishiko se çfarë bën gjatë gjithë ditës në shtëpi…Lavanterinë se je ‘mjeshtre’ e asaj pune. 

Einxhel: Ty duhet të të vijë shumë zor që po e thua këtë, se t’i kam larë rrobat. 

Donaldi: Të më vijë mua zor që të më thuash ti të laj enët unë? E ti që je vajzë thua për lavanterinë dhe nuk e bën?

Einxhel: Unë që jam vajzë? Çfarë do të thuash ti që unë që jam vajzë?

Donaldi: Që duhet të bësh minumumin e gjërave që thua, jo vetëm ‘fjalë, fjalë, fjalë’.

Einxhel: Jo! Unë vajzë dhe ti djalë bëjmë të njëjtin pisllëk këtu brenda, unë nuk kam ardhur të të shërbej ty.

Menjëherë pas këtij debati ka reaguar dhe DAGZ, i cili për dashurinë ndaj Einxhel i doli në krah në sy të të gjithëve duke ndërhyrë mes tyre.  Madje në një moment Dagz thotë se “Donaldi nuk ka drejtë askujt t’i thotë asgjë”.

Zarfi i bardhë nuk shkaktoi debat vetëm midis Einxhel, Donald dhe DAGZ, por gjithashtu edhe mes Beniadës dhe Ilirit të cilët po ashtu debatuan për një fjalë të këtij të fundit. Iliri i quajti vajzat e shtëpisë shumë pasive sa i përket punëve të shtëpisë, ndaj të cilës reagoi Beniada. Ndërkohë Ilirit nuk i pëlqeu sjellja e saj dhe e quajti të paedukatë dhe se nuk i shkon kjo sjellje.