Celebrities Gossip Showbiz

Për ditëlindjen e saj, fjalët më të bukura Nora i mori nga Era!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së bashku me motrën e saj, Erën dy vajzat janë dy nga artistet më të mira të showbiz-it tonë. Ditën e sotme Nora feston ditëlindjen e saj dhe besoj e merrni me mend se urimin më të bukur publik ja bëri Era. Teksa ka shpërndarë në Instastory një foto të tyren, këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ e ka uruar të motrën me fjalët më të mira.

Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku 

Ne i urojmë bukuroshes gëzuar ditëlindjen!

Së fundmi Nora ka befasuar sërish dhe jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por edhe me paralajmërimin për një surprizë që kishim kaq shumë muaj që e prisnim që pas bashkëpunimit të saj super të suksesshëm veror me Melinda Ademin dhe Gjikon.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram para pak ditësh Nora teksa ka postuar një foto të sajën nga një look në një skenë të klipit ku shfaqej veshur me një kostum me lule krahas paralajmëroi për projektin e saj më të ri ‘Më mungon’.

E vetëm pak ditë më parë patëm mundësi të dëgjonim “Më mungon” nga Nora, një këngë dashurie perfekte për këto ditë të ftohta. Komentet lidhur me këngën po jua lëmë ju në dorë!