Gossip Sport

“Për faj të tij do të pësojë ndonjë sulm në zemër”, Immobile kritikues ndaj Insigne?!

Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile ka thënë se Lorenzo Insigne përfundimisht do t’i japë atij një sulm në zemër, pasi zbuloi se ylli i Napolit po fshihet në çdo vend vetëm për ta frikësuar. Anëtari i Lazios foli në një konferencë për media dhe shpjegoi se ai dëshiron të anashkalojë të kaluarën në këtë Kampionat Europian.

Por, sulmuesi i Lazios gjithashtu duke qeshur foli për shakatë e Insignes në kampin e Azzurrëve dhe veprimet e lojtarit të Napolit.

Ne nuk kemi asgjë për të bërë, ne luajmë Playstation. Ai thjesht shikon filma dhe seri televizive. Unë duhet të eci gjithnjë me kujdes kudo që jam; ai është i vogël dhe mund të fshihet kudo. Ne u kthyem nga dreka dhe kur unë hyra në dhomë me Verrattin, ai ishte brenda në dollap dhe më doli përpara. Një nga këto ditë do të kem një sulm në zemër.

Ndërkaq, Italia takohet më 2 korrik me Belgjikën në kuadër të çerekfinaleve të “Euro 2020”. Sot dhe nesër nuk do të luhet asnjë ndeshje në Euro 2020. Takimet ristartojnë të premten e 2 korrikut me Zvicër-Spanjë në orën 18:00 e në 21:00, Italia do të përballet me Belgjikën.

Të shtunën më 3 korrik, radha e ndeshjes Republika Çeke-Danimarkë e Ukrainë-Angli, në të njëjtat orare: 18:00 dhe 21:00. Gjysmëfinalet zhvillohen në datat 6 e 7 korrik ndërsa finalja më 11 korrik.