Health & Beauty Lifestyle

Për flokun tuaj është më mirë të përdorni maskë apo balsam?! Flasin ekspertët!

Parukierja Sophia Hilton thotë se përdorimi i balsamit në flokë të lyer e të dekoloruar është humbje kohe. Në vend të kësaj, ajo këshillon që të përdorni maskën për flokë, sepse ajo është më e fortë dhe i ushqen flokët. “Maskat për flokë përmbajnë më pak grimca, qimja më lehtë i absorbon dhe qëndrojnë më gjatë të ushqyera”, thotë Sohpia. Ajo nuk është ekspertja e vetme e cila mendon kështu, të njëjtin mendim ka edhe parukieri Earl Sims.

“Për shkak të lyerjes dhe nxehtësisë flokët nuk përmbajnë më vaj natyral. Maskat ndihmojnë që flokëve t’u kthehet shkëlqimi dhe që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar”. Megjithatë, ai shton që e gjitha varet nga lloji i flokëve. “Te flokët e shëndetshme, përdorimi i maskave në vend të balsamit mund të jetë e tepërt, mirëpo nëse flokët janë në gjendje të keqe, atëherë maska do t’ju ndihmojë”. Sophia thekson që përdorimi i maskës në vend të balsamit do të bëjë dallim të madh nëse shpesh i dekoloroni flokët. “Do t’ju propozoja të përdorni maskën sa herë që i lani flokët”.

Kush nuk ëndërron për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim? Pra, pse të mos kujdeseni për to dhe t’u jepni të gjithë dashurinë dhe kujdesin që meritojnë? Një nga mënyrat më të mira për të pasur flokët që ju ëndrroni është përmes dietës. Ajo që hahet është ajo që shohim në flokët tanë. Këtu është një listë e disa ushqimeve mjaft të mira, por edhe të shijshme që do të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes tuaj.