Celebrities Showbiz

Për foton perfekte në Instagram duhen miq si të Dua Lipës!

Diçka shumë e rëndësishme për të gjithë ne në ditët e sotme janë fotot. Përdorimi i rrjetit social Instagram i ka bërë njerëzit më të fiksuar dhe të dhënë për të arrirë foton perfekte, me këndet e duhura dhe vendin e duhur.
Në mungesë të fotografëve profesionistë, këtë rol mund ta bëjnë vetëm shoqëria juaj, sidomos shoqet.
Shumë mendojmë se fotot e personazheve të famshëm janë të bëra të gjitha me aparat profesional apo të bërë nga fotograf me eksperiencë, por Dua si gjithmonë bën dallimin.

Ajo ka zbuluar se shumë prej fotove të saj janë të bëra nga miqtë dhe së fundmi ka postuar disa foto ku dukej mahnitëse mes luleve.
Në InstaStory ajo ka treguar prapaskenat e fotove ku të gjithë menduam se ishin kryer me dritë studioje apo aparatin më të fundit, por jo. Aty shihen dy shoqet e saj më të mira, ku njëra po mban dritën e blicit dhe tjetra po shkrep foton.
Ku në foto ajo ka shkruar “Mbështesni miqtë tuaj!”.


Nëse miqtë tuaj ankohen nga kërkesat tuaja, thjesht tregojini këtë foto duke i thënë se kjo është shoqëri e vërtetë…