Bota

Për herë të parë në histori një grua emërohet në krye të policisë së New York-ut!

Departamenti i Policisë në New York-ut për herë të parë në histori do të drejtohet nga një grua. Me një eksperiencë 25-vjeçare, afro-amerikania Keechant Sewell ka marrë në dorë policinë e New York-ut, ndërsa mësohet se ajo është zgjedhur nga kryebashkiaku Eric Adams i cili edhe vetë ka qenë polic.

“Keechant Sewll është një luftëtare e dëshmuar e krimit me përvojën dhe inteligjencën emocionale për të ofruar sigurinë që kanë nevojë njujorkezët dhe drejtësinë që meritojnë. Seëell do të zgjohet çdo ditë e fokusuar për të mbajtur njujorkezët të sigurt dhe për të përmirësuar qytetin tonë, dhe unë jam i emocionuar që e kam atë në krye të NYPD”, tha Adams në një deklaratë për CNN.

Sewll ka marrë pjesë në operacione shumë të rëndësishme. Sewell do të marrë përsipër një departament që lufton për të ulur vrasjet të cilat që nga pranvera e vitit 2020 kanë pësuar rritje të ndjeshme.