Aktualitet Sport

Për herë të parë, në Shqipëri vjen Trofeu Origjinal i Kupës së Botës!

Për herë të parë, sot në Shqipëri mbërriti Trofeu Origjinal i Kupës së Botës, në atë që përbën një ngjarje të rëndësishme për futbollin e sportdashësit. Trofeu i turneut “FIFA World Cup” nga Coca-Cola në Tiranë do të ndalet në 51 vende e territore, duke frymëzuar tifozët. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i uroi mirëseardhjen Gilberto Silvas, fitues i këtij trofeu në vitin 2002.

Endrra jonë është të kualifikohemi në Kampionatin Botëror. Prandaj le të jetë një ogur i mirë prania e kësaj kupe magjike këtu në Tiranë dhe le të vazhdojmë ëndrrën!

I pranishëm në ceremoninë e pritjes, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dha mesazhin se “sporti i bashkon njerëzit”.

Kjo simbolikë e madhe që quhet Kupa e Botës është sot në Tiranë. Eshtë një prej 1000 aktiviteteve që Tirana mikpret, si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Sporti i bashkon njerëzit, është një hapësirë demokratike që na mëson karakter e me shpresë do të frymëzohemi edhe ne që merremi me politikëbërje, që këtë praktikë të mirë që kemi filluar në Tiranë me terrenet sportive e palestrat e hapura, ta shtrijmë në gjithë vendin!

Ambasadori i Turneut të Trofeut të “FIFA World Cup”, ish-futbollisti i Brazilit, Gilberto Silva deklaroi se ndodhet këtu që të përkrahë e t’i japë shpresë të rinjve se ëndrrat mund t’iu bëhen realitet.

Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për të dhënë më të mirën tonë për ju, me zemrën tonë, me shpirtin tonë dhe shpresoj të gjithë ta shijoni sepse edhe ne do të shijojmë shumë çdo minutë këtu.

Turneu i Trofeut të FIFA World Cup nga Coca-Cola 2022 filloi me eventin e parë në Dubai, ku ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA, Iker Casillas e Kaká, u mblodhën për të dërguar Trofeun Origjinal të Kupës së Botës FIFA në udhëtimin e tij rreth botës, përpara Kampionatit Botëror.