Magazine Sport

Për herë të parë një transgender në kopertinën e “Sports Illustrated”!

Revista amerikane sportive “Sports Illustrated” zgjodhi Leyna Bloom si protagoniste të një prej kopertinave të Swimsuit Issue, numri i korrikut që i kushtohet kostumeve të banjës.

Një zgjedhje e paprecedentë për një revistë që për herë të parë i beson një modeleje transgender.

Në një postim në rrjetet sociale, Bloom shkruan:

Jam e lumtur dhe e nderuar… është një moment historik për vajzat si unë pasi na lejon të ekspozohemi.

Me flokë kaçurrel që i lëviz era, gjunjazi në rërë e me kostum të bardhë banje, Leyna shfaqet provokuese e me forma perfekte. Për vajzën transgender me origjinë afroamerikane e aziatike është moment emocionues, për të cilin shprehet se do ta ndihmojë mbetet përgjithmonë, edhe kur të mos jetë më në formë të mirë fizike.

Me krenari, zgjedh të jetoj përgjithnjë!

Bloom ka ecur përpara në botën e modës duke u përballur me shumë pengesa e sfidoi paragjykimet. Aktore, balerinë, modele e aktiviste për të drejtat e personave transgender, ajo lindi dhe u rrit në Sauth Sajd të Çikagos, një prej lagjeve më të varfëra të këtij qyteti amerikan.

Në të kaluarën ra pre e abuzimeve, si dhe ka jetuar në rrugë por me vendosmëri arriti të ndërtojë një të ardhme të ndritur për veten.

Vitet e fundit, Leyna ka sfiluar për firma të njohura dhe u bë e para transgender me ngjyrë, protagoniste në një film, me rolin në “Port Authority”, të prezantuar në Festivalin e Kanës në vitin 2019.