Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Për herë të parë, Xheisara Frisku sqaron për TAR të vërtetën e martesës së saj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Xheisara Frisku. Këngëtarja na tregoi shumë detaje të jetës së saj që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe nuk kishte si të mungonin as komentet që ajo bëri për secilin nga banorët aty brenda. Fillimisht Frisku u pyet se sa i ka shërbyer kjo eksperiencë në karrierën e saj dhe më pas se si i ka parë ajo banorët aty brenda, a ishin po të njëjtët karaktere që ne kemi gjykuar nga jashtë se janë?

Për të gjithë këto Xheisara zgjodhi të flas ekskluzivisht për TAR dhe të na heqë të gjithë kuriozitetin. Zbuloni më shumë në këtë link për të parë intervistën e plotë të këngëtares. Përpos karrierës, punës që Xheisara bën duke kënduar live klubeve të natës, si dhe gjykimit që kishte krijuar në lidhje me konkurrentët e edicionit të parë të “BBV” u pyet edhe në lidhje më një thashethem sa i përket jetës së saj private, që vlen të theksojmë është duke u komentuar gjithandej nëpër mediet sociale.

Kudo po përflitet se Xheisara është e martuar. A janë të vërteta ose jo këto fjalë Xheisara “thyen” heshtjen dhe na sqaron njëherë e mirë të gjithëve në lidhje me këtë histori:

Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë kam ‘British’, ju dua shumë. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëlimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha.