Lifestyle

Për ju që duhet të tregoni kartën e identitetit sepse askush nuk e beson moshën që keni!

Është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj nëse dukeni më të rinj se sa jeni në të vërtetë dhe këtë nuk e themi ne por studiuesit. Shkencëtarët morën me mend moshën e 2700 njerëzve të moshës 50-90 vjeç bazuar në fotot e tyre. Më pas ata vlerësuan të dhënat mjekësore për të identifikuar ndonjë tendencë në gjendjen e tyre shëndetësore. Rezultatet treguan se ata që dukeshin pesë vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale kishin aftësi më të mira perceptuese.

Ata gjithashtu kishin 25% më pak gjasa të vuanin nga probleme mjekësore si katarakti. Për hulumtuesin kryesor, Tamar Nijsten, përfundimi i studimit është i thjeshtë:

Kur dukeni më i ri se sa jeni, atëherë shëndeti i organeve, trupit dhe mendjes tuaj do ta pasqyrojë atë. Ne zbuluam se pamja rinore lidhet me treguesit e ulët të plakjes së sistemeve të trupit.

Megjithëse hulumtimi nuk është i plotë dhe përfundimtar, besohet se ofron dëshminë më të mirë se mosha që “duket” reflekton gjithashtu plakjen e brendshme të trupit. Studiuesit vunë re se rezultatet më të larta ishin zakonisht te meshkujt (61% e pjesëmarrësve), jo duhanpirës dhe paksa me të mbushur dhe i bënte ata të dukeshin më rinor.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe vetëbesimin, shumë do t’i lidhin këto dy tipare me njerëzit në të 20-at apo 30-at. Megjithatë, studimet tregojnë të kundërtën. Një anketë e kryer së fundmi, tregoi se njerëzit ndihen më tërheqës në të 50-at, sepse në këtë moshë u intereson gjithnjë e më pak se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Pikërisht, ata ndihen më tërheqës në moshën 53-vjeçare dhe kjo reflektohet në jetën e tyre seksuale.