Food & Drink Health & Beauty

Për ju që “lini kokën” pas bërxollave të derrit, ja si t’i gatuani në tigan!

Bërxollat e derrit me kocka zakonisht mund të gatuhen në furrë ose zgarë, por ato mund të dalin po aq të lëngshme dhe të shijshme edhe nëse i pjek në tigan. Bërxollat e derrit, nëse gatuhen siç duhet në tigan, fitojnë një kore të përsosur, duke mbetur në të njëjtën kohë të lëngshme dhe të shijshme brenda. Sekretet e shijes së tyre fshihen të marinimi i shpejtë para gatimit, i cili do të ndihmonte mishin të zbutej.

Filloni duke i kërkuar kasapit tuaj t’ju presë biftekë të trashë, të cilët do të arrijnë të qëndrojnë me lëng në tigan. Më pas në banakun e kuzhinës, në vend që t’i rrihni biftekët me një çekiç mishi, i shponi në disa vende me një pirua për të zbutur mishin dhe për të ndihmuar marinadën të depërtojë. Për marinadën, përzieni së bashku 3 gota ujë me ½ filxhan me kripë dhe ¼ filxhan me sheqer kaf, derisa sheqeri dhe kripa të treten.

Zhysni 2 deri në 4 biftekë dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta deri në 8 orë, në varësi të kohës që keni përpara se t’i hidhni në tigan. Kur të doni t’i gatuani, i hiqni nga lëngu i marinuar, i fshini me letër kuzhine për pjekje dhe i gatuani në një tigan prej gize, të cilin duhet ta keni ngrohur në nxehtësi mesatare deri në të lartë, ku do të fillojë të tymosë. Bërxollat duhen gatuar për 1 minutë nga secila anë derisa të formojnë një kore dhe të fillojnë të nxjerrin yndyrën e tyre në tigan.

Më pas duhet të ulet zjarri në temperaturë mesatare dhe të vazhdohet me zierjen për 8-10 minuta duke i kthyer rregullisht biftekët. Më pas tigani duhet hequr nga zjarri dhe të hidhen 2 lugë gjelle gjalpë, disa degë trumzë të freskët dhe 2 thelpinj hudhër e bërë pluhur. Pasi ato përzihen i marrim me lugë nga gjalpi i shkrirë dhe i hedhim mbi biftekët, duke i kthyer këta të fundit në mënyrë të përsëritur. Pas kësaj, i lëmë në tigan për 5-7 minuta dhe më pas serviren të shoqëruara me salcë nga tava.