Lifestyle Love & Sex Sex

Për ju të ‘fiksuarit’ pas pornos, mësoni se çfarë pasojash po i sillni jetës suaj seksuale…

Për ju ‘të apasionuarit’ pas filmave porno, një lajm i keq vjen nga studimet e fundit. Sipas të dhënave, nëse masturboni rregullisht duke shikuar filma pornografikë, do të mund të keni probleme me potencën herën tjetër kur të keni rastin të bëni seks.

Shikimi i filmave pornografikë mund të ndikojë për keq në potencën tuaj kur të kryeni marrëdhënie seksuale, është konstatuar në një studim. Në të vërtetë, me rastin e masturbimit, teksa jeni duke parë filma porno, mendja juaj orientohet në aktin seksual, këtu ku ndodh dhe çlirimi i dopaminës. Por nga ana tjetër, ju mund të  ndërroni skenën apo filmin çdoherë kur eksitimi bie. Kështu arrihet ngopja me dopaminë, gjë që në kushtet e marrëdhënies normale seksuale nuk ndodh.

Prekja, aroma dhe lidhja emocionale janë krejtësisht të pamundura, për këtë arsye mund të hutojnë dukshëm mashkullin kur të gjendet në situatë reale. Studiuesit thonë që problemi nuk qëndron në faktin se njerëzit duhet të mos masturbohen apo të mos shihen filma të tillë, por vënë në pah që nëse teprohet me këto gjëra mund të krijohen pasoja në jetën seksuale.

Njerëzit shikojnë pornografi për një sërë arsyesh, reduktim të stresit, kuriozitet seksual, vetë-eksplorim, kënaqësi të fantazive seksuale, etj. Por një motiv i rëndësishëm për të shikuarit e pornografisë është ikja nga monotonia e përditshme dhe mërzia. Mërzia i referohet një përvoje të pakëndshme që ndodh kur ka një mospërputhje midis nevojës së dikujt për zgjim dhe stimulimit të disponueshëm. Mund ta përshkruajmë një person, film, lojë, leksion, festë, ditë apo edhe jetën e dikujt si të mërzitshme. Ajo shoqërohet me vështirësi përqendrimi dhe ndjenja shqetësimi.

Ndonjëherë, megjithatë, mërzia motivon arratisjen nga vetvetja, që do të thotë përfshirja në aktivitete të këndshme, por pa pasur mendjen. Disa shembuj janë të ushqyerit e pashëndetshëm, përdorimi i drogës, lojërat obsesive në internet dhe sigurisht, të shikuarit kompulsiv të pornografisë. Një studim i fundit mbi mërzinë dhe konsumin e pornografisë mbështeti teorinë e arratisjes nga vetvetja. Studimi, i kryer nga ‘Moynihan et al.’, dhe i botuar në ‘Personality and Individual Differences’, ka dhënë disa detaje surprizuese.