Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Për ju të martuarit e kemi, e dinit që martesa ju ndihmon në shëndetin e zemrës suaj?!

Në zbulimet e fundit është mësuar se martesa ka efekt pozitiv edhe në shëndetin e zemrës. Hulumtimet e kryera në Universitetin e Nju Jorkut sugjerojnë se njerëzit e martuar kanë mesatarisht 6% më pak rrezik për problemet e shëndetit të zemrës.

Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura nga rreth 3.5 milionë amerikanë tregojnë se martesa lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të enëve të gjakut që prekin këmbët, qafën dhe barkun. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 64 vjeç dhe 69 % e tyre ishin të martuar.

Martesa është treguar gjithashtu se ka një efekt pozitiv në shëndetin e sistemit kardiovaskular tek të dyja gjinitë. Efekti i vëzhguar i martesës ishte më i theksuar tek të anketuarit më të rinj dhe rreziku më i lartë për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut u vu re te pjesëmarrësit e divorcuar në studim.

Një martesë e lumtur do të thotë një rrezik më i ulët për të qenë diabetik. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë përmirësim të shëndetit nga një marrëdhënie e mirë, thonë studiuesit.

Rikujtojmë se, një studim i ri ka zbuluar se gratë që janë kontrolluese e bëjnë jetën e burrave më të shëndetshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se partnerët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit. “Bright Side” tregon pse gratë janë përgjegjëse për shëndetin e bashkëshortit të tyre.

Rezulton se kur burrat ndikohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga diabeti, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Edhe nëse kanë diabet, trajtimi i tij do të jetë më i suksesshëm për ta falë grave që kanë. Hui Liu, studiuesi kryesor, tha se kjo ndodh për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse burrat janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti që kërkojnë monitorim të shpeshtë.