Health & Beauty Lifestyle

Për ju vajza që ju kanë bezdisur kaçurrelat dhe dëshironi flokë të drejtë!

Qumështi ofron shumë përfitime për shëndetin. Ai nëse nuk e dini mund të përdoret edhe për flokun, sidomos për drejtimin e tyre. Qumështi është shumë i pasur me proteina mirëbërëse për flokun. Një regjim ushqimor i mangët në proteina ka një ndikim të fortë në hollimin e flokut dhe mosrritjen e tij. Proteinat tek qumështi e bëjnë flokun më të dendur dhe i japin atij shkëlqim natyral. Ato ushqejnë rrënjët e flokut, zbusin majat dhe nxisin rritjen e tij.

Për drejtimin e flokëve me këtë produkt ju nevojiten një e treta e një shishe qumështi, shishe spërkatëse, krëhër. Qumështi duhet të jetë kremoz dhe me yndyrë që të çlirojë potencialin e flokëve tuaja. Sipas tyre, qumështi më i mirë për flokë të drejtë është ai i arrës së kokosit.

Për përdorimin e kësaj maske, flokët tuaj duhet të jenë të lagur dhe të krehur. Mbusheni shishen spërkatëse me qumësht dhe spërkateni flokun në të gjithë gjatësinë e tij, përfshirë rrënjët dhe majat. Masazhojeni flokun ngadalë për t’i dhënë kohë atij që të përthithë qumështin dhe proteinat.

Përpiquni ta mbani maskën sa më gjatë. Pasi qumështi të jetë përthithur nga floku, lajeni me shampo dhe përdorni zbutësin. Lëreni flokun të thahet natyralisht. Nëse keni flokë me onde do të vëreni se ato do të drejtohen si me magji. Floku kaçurrel do të jetë më i bindur, më i butë dhe më i manovrueshëm. Por  nëse jeni të ndjeshëm ndaj laktozës, mos e përdorni këtë maskë flokësh.

Ndërkaq, gjithmonë në familjet tonë ekziston një debat i vazhdueshëm kur konsmumojmë qumësht se cili është më i shëndetshmi, ai i dhisë apo ai i lopës. Edhe pse të dyja kanë ngjashmëri, ata janë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj. Në aspektin e strukturës, qumështi i dhisë është i homogjenizuar në mënyrë natyrale, pra rruazat e yndyrës mbeten të pezulluara në qumësht ndërsa tek qumështi i lopës këto rruaza kanë tendencë të jenë më të mëdha dhe rriten në sipërfaqe të qumështit.