Health & Beauty

Për kaq pak kohë mund të realizoni modelin perfekt të flokëve gjatë verës!

Jemi në fund të sezonit veror, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk kemi plot ditë të nxehta para për t’ju ‘shpëtuar’ flokëve të gjatë të lëshuar. Për të mos patur një pamje të shkujdesur duke kapur një bisht të thjeshtë që pas një ore do të jetë shpupuritur i gjithi, ne ju tregojmë një model shumë të thjeshtë me të cilin nuk do të ndjeni as flokët që ju krijojnë vapë mbi supe dhe do të dukeni sikur sapo keni dalë nga parukierja.

Ne ju zbulojmë si të krijoni hap pas hapi në formën e një ‘tutorial’ të bëni dy gërsheta që nuk do të shpenzojnë kohën tuaj të çmuar të pushimeve dhe njëkohësisht të dukeni mjaft mirë.

Rikujtojmë se, nëse keni flokë të dëmtuar me siguri jeni duke bërë disa gabime që po e dëmtojnë atë edhe më shumë. Ndoshta jeni duke i larë me shampon e gabuar, po e dekoloroni më shumë seç duhet apo po i lani me ujë të nxehtë. Flokët janë një pjesë kyçe e pamjes sonë dhe duhet të sigurohemi që t’i trajtojmë me shumë dashuri dhe kujdes.