Gossip Showbiz

Për këtë arsye Shakira nuk do të marrë më këshilla nga vjehrra e saj dhe ne vajzat e kuptojmë shumë mirë!

Këngëtarja e njohur, Shakira nuk do të marrë më këshilla bukuria nga nëna e bashkëshortit të saj, Gerard Pique dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë. Këngëtarja ka ndarë në “British Vogue’s Life in Looks” disa nga momentet e saj më të mira të veshjeve dhe paraqitjes së jashtme.

Ajo nisi me veshjen e një kërcimtareje që e pati veshur në vitin 2000, por më pas rikujtoi publikisht një pamje që nuk i pëlqen aspak. Pasi pa foton e vitit 2012 ku dukej me flokë të shkurtra dhe të drejta, ylli i muzikës latine tha:

E tmerrshme!

Ajo “fajësoi” vjehrrën e saj për modelin e flokëve që kishte atë periudhë.

Ajo më tha:

Pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar.

“Gabimi më i keq i jetës sime”- tha 44-vjeçarja duke qeshur dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit:

Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti.

Rikujtojmë, se Shakira dhe Gerard Pique janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbiz-it, të cilët janë bashkë që prej vitit 2011. Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve.