Health & Beauty

Për një fytyrë rrëzëllitëse ju mjafton pak ujë i gazuar…

Larja e fytyrës me ujë të gazuar ka përfitime të shumta. Përdorimi i ujit të gazuar si pjesë e trajtimit të pastrimit të fytyrës është praktikë e zakonshme në Japoni dhe Kore, por pothuajse ka filluar të përhapet edhe në pjesët e tjera të botës. Uji i gazuar përmban të njëjtën vlerë pH-je si edhe lëkura juaj.

Vlera e pH-së e ujit është 7, ndërsa e ujit të gazuar ka vlerën e pH-së 5,5, që është edhe vlera e lëkurës së fytyrës kështu që do të zvogëlojë shanset për acarim. Pastron poret dhe mund të zbusë acarimin, shpërndan pluhurat, vajin dhe papastërtitë në poret e bllokuara. Rezultati është pastrimi më i thellë dhe parandalimi i puçrrave të reja. Mund të përmirësojë qarkullimin gjithashtu. Dermatologu Dr.Dendi Engelmen tregon benefitet e ujit të gazuar:

Uji i gazuar në temperaturën e dhomës fillon të zgjerohet dhe të hapë enët e gjakut i cili ndihmon furnizimin me gjak të arrijë në indet e lëkurës. Ky proces përmirëson shpërndarjen e lëndëve ushqyese si oksigjeni në lëkurë, sa më mirë të jetë qarkullimi, aq më mirë do të funksionojë i gjithë sistemi dhe lëkura do të duket më e shëndetshme.

Nëse dëshironi të provoni këtë metodë të pastrimit të fytyrës, ndiqni këta hapa:

1.Spërkateni fytyrën me ujë të gazuar dhe zhyteni fytyrën në një enë plot me ujë të gazuar për 10 sekonda.

2.Masazhoni fytyrën me pastrues për fytyrë.

3.Shpëlajeni pastruesin me ujë të gazuar.

4.Përpara se të aplikoni kremin, fshijeni lehtë fytyrën me një peshqir.

Ndërkaq, Dr.Engelmen megjithatë nuk rekomandon larjen e fytyrës me ujë të gazuar çdo ditë. Rikujtojmë, se pirja e ujit me gaz para se të shkoni në shtrat shkakton pagjumësi. Edhe pse nuk ka studime shkencore që e vërtetojnë gjithë këtë, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me pirjen e ujit të gazuar para gjumit.