Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Për një lëkurë që shkëlqen, “punoni” më shumë me partnerin në krevat!

Me siguri e dini që seksi është shumë i dobishëm për lëkurën tuaj. Por, shumica e njerëzve ngatërrojnë orgazmën me kulmin. Dietologia dhe ekspertja e hormoneve, Alisa Vitii shpjegon se:

Kulmi është fundi i lumtur. Është faza ku prodhohet oksitocina dhe acidi nitrik, të cilës i detyrohemi të gjitha të mirat që na jep seksi.

Me pak fjalë, këto dy substanca ndihmojnë në ekuilibrin hormonal, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ngadalësojnë plakjen. Madje ndihmon në rregullimin e ovulacionit. Për shkak se gjithçka funksionon së bashku, kur flemë dhe ndihemi më mirë për shkak të seksit, kjo do të shfaqet në lëkurën tonë. Seksi i shpeshtë me partnerin përmirëson si marrëdhënien ashtu edhe shëndetin individual, duke reduktuar stresin për të dy. Në fund të ditës, ju e bëni këtë për kënaqësi seksuale dhe për t’u çlodhur.

Rikujtojmë, se studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit zbuluan se ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë rrit dëshirën për seks te njerëzit. Gjatë studimit, gratë dhe burrat u ekspozuan ndaj rrezatimit UVB në kushte të kontrolluara dhe gjetjet ishin befasuese, nivele të rritura të pasionit seksual në të dy gjinitë. Studimi zbuloi se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndikon në rregullimin e sistemit endokrin, përgjegjës për lirimin e hormoneve seksuale te njerëzit.

Nëse jeni nga ata që ‘bëni namin’ me aftësitë e tuaja në shtrat dhe dini si të kënaqni partnerët, kemi një lajm për ju. Më në fund kemi zbuluar sekretin tuaj. Besojeni apo jo, ekspertët kanë konstatuar që edhe grupi i gjakut ka ndikim në shkathtësitë tuaja në dhomën e gjumit. Studimet shkencore sërish kanë shkuar një hap përpara kur është fjala për seksin.