Gossip Showbiz

Për një make up perfekt, Kylie Jenner është gati të sakrifikojë…

Së fundmi, miliarderja më e rë në moshë, Kylie Jenner ka zbuluar se sa e përkushtuar është ajo ndaj make up-it dhe sa kohë i duhet për të realizuar një të tillë. Ju ndoshta nuk e besoni, por yllit të famshëm i duhet plot tri orë e gjysmë.

https://www.instagram.com/p/CRuF2_mnzBu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2842da07-cb47-48bc-adfd-8d1963822190

Me këtë Kylie padyshim që nuk mburret por super ylli ka shprehur që kjo gjë sido që të jetë ja vlen për të pasi ajo në fund mbetet përherë e lumtur. Një guxim i madh që jo çdokush do të kishte luksin e kohës për t’a bërë! Ndërkaq, Jenner di padyshim se si të reklamojë produktet e saj. Këtë e tregoi vetë ajo me disa nga postimet e saj në rrjete sociale lidhur me koleksionin e ri.

Kujtojmë se pak kohë më parë, 24-vjeçarja shpërndau disa video në kanalin e saj në YouTube ku i njihte fansat me mënyrën si funksionon kompania e saj, si dhe i tregoi se si nisi gjithçka dhe se si hap pas hapi u kthye në një nga linjat kozmetike më të shitura në të gjithë botën. Ajo ka patur mbështetjen e gjithë familjes në këtë projekt të sajin, i cili me siguri i ka mundësuar përfitime të shumta ekonomike gjithashtu.

Me siguri të shumtë janë ata që pyesin veten se sa para ka Kylie Jenner, një personazh e cila që prej një mosheje shumë të re ia ka dalë mbanë të gjejë disa burime të ardhurash. Një pyetje që ndoshta mundon shumë prej jush është se sa para ka arritur të ketë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” që pas pëfundimit të serialit.

Kylie ishte vetëm 10-vjeçe kur seriali nisi në tetor të vitit 2007. Që prej asaj kohe jeta e Kylie, prindërve, motrave e vëllezërve të saj, nisi të shfaqej dhe fansat kanë arritur ta shohin Kylie-n teksa rritet. Epo të ndash me të panjohur detaje kaq personale, sigurisht që do të duhet të ketë një kosto të konsiderueshme.