Film & Tv Gossip Health & Beauty Showbiz

Për një rol filmi, aktorja e njohur pohon se ka shkatërruar lëkurën e fytyrës së saj!

Transformimi fizik i aktores Jessica Chastain për rolin e saj të fundit, ishte befasues. Në filmin biografik, “The Eyes of Tammy Faye”, aktorja 44-vjecare e nominuar për Oscar, interpreton evangjelisten e njohur amerikane, Tammy Faye Bakker, e cila ishte dhe një personalitet televiziv.

Filmi tregon historinë e Tammy dhe bashkëshortit të saj të parë, Jim Bakker, të cilët drejtonin një program kristian dhe e kthyen në industri miliona dollarëshe përpara se ai të shembej e të shkatërrohej pas skandalit seksual që përfshiu Jim dhe ish-sekretaren e tij në kishë, Jessica Hahn.

Hahn e akuzoi për përdhunim gjatë kohës që kishte qenë e punësuar prej tij. Jim pretendonte se marrëdhënia kishte qenë konsensuale.

Shndërrimi i Chastain në Tammy kërkonte disa orë në ditë, kohë gjatë së cilës i aplikohej një make up ekstrem, proteza e paruke. Ajo tha për “Los Angeles Times” se makiazhi i rëndë ia ka dëmtuar lëkurën në mënyrë të përhershme

Tani dukem si 50-vjece, megjithatë them se nuk ka problem, kjo është punë ime, ky është arti im.