Bota Food & Drink Lifestyle

Për një Vit të Ri më të mirë e më të suksesshëm, zakonet e njerëzve në disa vende të botës!

Viti i Ri pritet me rituale të ndryshme në të gjithë botën. Shumë kultura ndjekin disa tradita në mënyrë që Viti i Ri të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm. Një nga traditat është mbajtja e parave poshtë tapetit. Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që ndjek populli rumun.

Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12, Viti i Ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Nëse dëshironi që Viti i Ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelsi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndrrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza.

Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e Vitit të Ri, frutat e thata si bajamet, lajthitë, arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër. Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se Viti i Ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se Viti i Ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni. Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.

Për t’ju sjellë akoma më shumë fat filipinasit rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e Vitit të Ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme. Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen.

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine. Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që viti 2023 do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë Vitit të Ri.