Celebrities Gossip Showbiz

Për pushime me Arianan apo për xhirimin e videoklipit të ri? Don Xhoni na bën konfuzë lidhur me vizitën e tij në Dubai!

Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të mirë dhe më në zë të momentit. Çdo projekt i ri muzikor që ai publikon arrin të fitojë miliona klikime dhe të dëgjohet kudo. Jo vetëm kaq, por reperi i hit “Make a pose” ka arritur të dëgjohet në shumë vende të botës duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm në kaq pak kohë karrierë të tij.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na shtuan dyshimet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

E dyshime nuk ka më, pasi Don Xhoni i dha fund çdo spekulimi. Teksa shpërndau një foto duke pozuar pranë një makine shumë luksoze, reperi dhe Ariana të përqafuar u shfaqën më të dashuruar se kurrë. Çifti zgjodhi Dubain për të kaluar disa ditë me njëri- tjetrin.

E tanimë, reperi vazhdon të qëndrojë në Dubai bashkë me miqtë e tij, ndër ta këngëtari Butrint Imeri dhe partnerja e tij duket të jetë larguar, duke na bërë kështu konfuzë lidhur me arsyen e vërtetë të vizitës së tij në Dubai. Teksa këto ditë si Butrinti ashtu dhe vetë Doni kanë treguar se po xhirojnë klipin e këngës së tyre më të re, nga ana tjetër Ariana qëndroi vetëm dy ditë me të.

Epo, presim që reperi të na e zbulojë vetë të vërtetën!

Dukeqenëse jetojmë në botën e rrjeteve sociale padyshim që edhe shikueshmëria në mediat online vlen shumë dhe është një matës i rëndësishëm i suksesit. Së fundmi, reperi na ka treguar se jo vetëm që është një nga më të dëgjuarit, por në kaq pak kohë karrierë pëlqehet shumë edhe në rrjete sociale. Me anë të një postimi në Instastory, Don Xhoni ka treguar se ka arritur plot 700 mijë ndjekës, një sukses i vërtetë ky për të.