Celebrities Gossip Showbiz

Për Ronela Hajatin nuk ka asgjë më të mirë se kjo rutinë!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Gjithë këto lëvizje padyshim që kërkojnë shumë energji e për t’u shplodhur, Ronela duket se ka gjetur rutinën perfekte.

Nuk ka gjë më të mirë se një dush i nxehtë dhe më në fund të shkosh të flesh në krevatin tënd.

E ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.