Dy artistet e njohura në mbarë për talentin e tyre, Taylor Swift dhe Selena Gomez kanë qenë edhe dy mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën. Miqësia e tyre është e gjatë por së fundmi gjërat mesa duket mund të kenë ndryshuar disi sepse është vënë re një distancim. Të dyja nuk po kalojnë më kohë së bashku si dikur dhe sipas disa burimeve të afërta të Selena Gomez shprehen se ajo ndihet e distancuar nga grupi i ngushtë i miqve të Swift.
Grupi i Taylor Swift nëse mund të quhet i tillë ka bërë së bashku Blake Lively, Lana Del Rey, Ice Spice dhe Brittany Mahomes. Dukshëm kjo gjë nuk i pëlqen aspak Selena Gomez, e cila ka zgjedhur të mos jetë pranë tyre kur ka organizime apo takime. Këtë e bëri të ditur burimi i cili shtoi se:
Ajo nuk dëshiron të jetë më pranë Blake apo Ice Spice, apo me ndonjë nga ato vajza.
Mungesa e Gomez ishte gjithashtu e dukshme në festën e Swift në Rhode Island në muajin gusht, gjë që ngriti më tej pikëpyetje në lidhje me miqësinë e tyre. Sipas burimeve të brendshme, Gomez tani ndihet si e huaj.
Ajo nuk është më ajo që i bashkohet daljeve në grup.
Mendohet gjithashtu se Gomez dhe Lively kanë pasur një situatë të tensionuar mes njëra-tjetrës sepse ndër vite kanë zgjedhur që të kenë një shoqëri shumë të mirë me Swift por veçmas. Një faktor tjetër i mundshëm që qëndron pas mungesës së paraqitjeve publike të dyshes së bashku mund të jetë fokusi i tyre në marrëdhëniet e tyre përkatëse.