“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.
Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. “Në kuadër të dashurisë” vjen më datë 25 nëntor në Gjermani.
Të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, që jetojnë atje, do të kenë mundësi të ndjekin filmin më të pëlqyer të momentit në qytetet ku ato ndodhen, në rrjetin e kinemave CinemaxX. “Në kuadër të sashurisë” do të shfaqet në qytetet Augsburg, Berlin, Bremen, Essen, Freiburg, Göttingen, Halle, Hamburg, Hannover, Kiel, Krefeld, Müllheim, Regensburg dhe Sindelfingen.
Për shkak të kërkesave të shumta të dashamirësve, janë shtuar disa orare plus për këtë datë. Madje, jo vetëm kaq, por për shkak të kërkesave të mëdha, “Në kuadër të dashurisë” do të vazhdojë të shfaqet edhe disa ditë më pas kësaj date. Të gjithë informacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar në www.films.top-channel.tv.