Celebrities Gossip Showbiz

Për Sky-in e vogël nuk mund të mungonte një urim dhe nga teze Jehona!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2021. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

E pikërisht ditën e sotme, engjëlli i tyre feston 2 vjetorin e lindjes dhe për të voglin jo vetëm nga mamaja e tij, por nuk mund të mungonte dhe një urim nga tezja e tij bukuroshe Jehona Dreshaj. Modelja ka zgjedhur ta urojë publikisht nipin e saj me fjalët më të ëmbla.

Gëzuar dy vjetorin engjëllit tim. Jam më shumë se me fat të jem Tezja jote. Të dua shumë, nuk më besohet që mbushe 2 vjeç… 

Bukuroshja ka qenë në qendër të portaleve pasi ka qarkulluar një video ku ajo mohon origjinën e saj shqiptare, teksa e pyesin se nga vjen në një intervistë për kalimtarë në Amerikë, vendin ku ajo jeton. E për këtë shumë e kritikuan, por pa shumë zë, modelja vendosi të reagojë lidhur me këtë.

Teksa një komentues ka shkruar në mbështetje të Jehonës se ajo nuk e ka mohuar pasi nuk është pyetur për nacionalitetin, por për qytetin se nga vjen dhe ajo ju përgjigj ashtu siç duhej, kjo e fundit reagoi duke i bërë ‘replay’ një duartrokitje në formë miratimi për komentin.