Botë e Çuditshme Design Travel

Për të fiksuarit e Instagram-it/Hidhini një sy plazhit pink, këtu do të realizoni fotot e ëndrrave!

Të gjithë e duam Amsterdamin, por ndonjëherë të gjithëve u pëlqen pak pushim në një vend të ngrohtë, me rërë dhe me shumë kokteje. Tani është krijuar një plazh përrallor dhe i gëzueshëm për të gjithë, pikërisht në qendër të Amsterdamit dhe ky vend i ka të gjitha.

Nga palmat tek rëra e bukur dhe e butë rozë e deri te karriget, ky vend është një ëndërr absolute. Gjithçka është rozë! Madje edhe disa nga ushqimet janë rozë. Ky është vendi perfekt për të zbukuruar “feed”-in e Instagramit tuaj.

Nëse kukulla Barbie do të kishte një bar në plazh, do të dukej kështu dhe nëse gjithmonë donit të ishit një kukull Barbie kur ishit fëmijë, atëherë ja ku është shansi juaj! Një vend magjik, që nuk duhet aspak reale!

Rikujtojmë, se për herë të parë në mbi 15 muaj, ishulli popullor i Tajlandës, Phuket, po lejon udhëtarët e vaksinuar ndërkombëtarë të hyjnë pa kufizime karantine. Më 1 korrik, rreth orës 11 të mëngjesit, 25 pasagjerë mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Phuket me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Abu Dhabi.