Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjitha surprizat që do të publikojë, Ronela Hajati ka vetëm një kërkesë!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Me anë të një video të postuar në Instastory ajo për gjithë lodhjen dhe orët e gjata të punës që po kalon në studio për projektet e shumta muzikore që do të publikojë ka vetëm një ‘kërkesë’ dhe është pikërisht të ketë një klon që të mundet ta zëvendësojë.

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

Artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo na ka zbuluar pak nga videoklipi i këngës dhe datën e publikimit.