Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë ata që e kritikuan veshjen e saj në “Oscars 2022” Billie Eilish ka një përgjigje shumë të thjeshtë!

Arrijmë në përfundimin se ne duhet që ta shikojmë më shpesh me fustan Billie Eilish. Ajo parakaloi në tapetin e kuq të “Oscars 2022” me një fustan dramatik të zi të markës prestigjioze “Gucci”, të zbukuruar me rrathë dhe pala të mëdha rresht pas rreshti.

Këngëtarja e hitit “No Time To Die”, e cila vitet e fundit është larguar nga veshjet e saj historikisht të gjera për të treguar format e saj, ka përzier stilet e saj të së shkuarës dhe të tashmes në një numër të madh, por të jashtëzakonshëm. Ky fustan kishte edhe një bisht pas tij të madh dhe kjo dukej gjatë kohës që ajo po pozonte në tapetin e kuq.

Epo pas gjithë kësaj të shumtë kanë qenë fansat të cilët kanë reaguar në rrjetin e tyre social Tik Tok nga ku e kanë cilësuar si një nga të famshmet e veshura më keq në tapetin e kuq të “Oscars 2022”. Por kjo gjë nuk i ka shpëtuar artistes 20-vjeçare, që zgjodhi t’i përgjigjej po nëpëmjet një videoje në Tik Tok. Mjafton të shikoni videon për të kuptuar se çfarë qëndrimi ka mbajtur Billie dhe si ka zgjedhur që t’i përgjigjet atyre që vendosën që të komentonin veshjen e saj.

@billieeilish

#duet with @koltenkephart i HAVENT had enough of my shit. i am shitting right now.

♬ original sound – koltenkephart

Eilish mori pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar këtë vit me vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj më të madh, Finneas. Këngëtari i “Let’s Fall in Love for the Night”, 24 vjeç, u koordinua me motrën e tij më të vogël, të veshur me një smoking të zi me shkëlqim. Të dy ata ishin nominuar në kategorinë e kolonës zanore më të mirë  për një Oscar për këngën e tyre “No Time To Die”, e cila u shkrua për filmin e James Bond me të njëjtin emër dhe që normalisht trumfoi duke lënë pas Beyonce me “Be Alive” nga filmi “King Richard”.