Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë ata që mezi po prisnin, Samanta sapo paralajmëroi surprizën e rradhës!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Dhe teksa jemi duke pritur me padurim, pak më parë Samanta ka publikuar një Instastory ku teksa ka publikuar një ‘selfie’ të sajën, krahas ka shkruar:

Diçka do të publikohet javën që vjen… Mezi pres ta ndaj me ju

Këngëtarja nuk e ka zbuluar nëse surpriza do të jetë një nga dy bashkëpunimet e përfolura (ndoshta dhe ai me Arditin për t’i bërë një reklamim sa më të mirë dukeqenëse është pjesë e “Big Brother VIP”) apo do të jetë projekt solo i saj. E vetmja gjë që dihet është se nuk do të na duhet të presim më shumë se një javë për ta zbuluar.

Kënga e fundit e sjellë nga artistja është Mala x Cha Cha Cha e cila ka tre muaj që është publikuar dhe ka plot 3 milion klikime në YouTube. Në këtë projekt, Samanta u shfaq shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, tepër sensuale dhe provokuese, këngëtarja u shfaq duke kërcyer si kurrë më parë.