Deklarata që trazoi rrjetin, reagimet e Zhaklinës dhe Fifit!
TAR Exclusive
19:30 24/06/2022
Shpesh Fifi poston video romantike me Adisin dhe nuk i kursen dedikimet e dashurisë që bën për të. Por, më i fundit ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e Fifit janë konsideruar si ulje e figurës së gruas.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e sotëm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares.
Pas kësaj, disa orë më pas Fifi gjithashtu hapi një ‘video live’ në Instagram ku e përlotur u shpreh se është lodhur nga fjalët e njerëzve.