Celebrities Music Showbiz

Për të gjithë fansat e Don Xhonit dhe Butrint Imerit, do t’ju duhet të prisni fare pak për “Corazon”!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që duket se do ta përdorin edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit.

Butrinti dhe Don Xhoni kanë zbuluar pak më shumë detaje rreth këngës së tyre. Teksa kanë publikuar një vizatim ky duken dy djemtë dhe një vajzë misterioze, dy artistët kanë zbuluar se do të sillnin stinën e verës në dimër. Megjithatë, ajo që nuk dinit është se projekti i tyre i ri do të publikohet shumë më shpejt nga sa e kishit menduar dhe do të duhet të prisni fare pak.

Përmes disa postimeve në InstaStory, ata kanë njoftuar se kënga e re “Corazon”, do të publikohet më 23 dhjetor. Ndërkohë që videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai. Ata kanë shkruar:

Zonja dhe zotërinj mos e harroni këtë datë. 23.12.2021 në ora 23:59.

Rikujtojmë se, Don Xhoni nuk para del në intervista, madje daljet e tij televizive mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por duket se së fundmi pas pak kohësh pa dhënë asnjë intervistë ka vendosur të tregojë pak më shumë për ndjekësit e tij. Në një intervistë për një radio gjermane në Berlin, reperi ka treguar shumëçka për sukseset e tij dhe për bashkëpunimin e fundit me Loredanën. Për këtë të fundit, reperi ka folur me shumë superlativa.

E dua mendësinë e saj, punën, bën muzikë të çmendur. Ishte nder për mua që ajo Loredana bëri muzikë me mua. Nuk bëj shumë bashkëpunime. Bëj vetëm me ata që i shoh se mund të punoj me ta. Loredana është boss, gangsta.