Celebrities Design Showbiz

Për të gjithë fansat e “Sex And The City” vjen një lajm i mirë, tashmë mund të kaloni një natë në apartamentin ikonik të Carrie Bradshaw!

Për të cituar vetë personazhin e Carrie Bradshaw në “Sex and the City”: “Në Nju Jork, ju jeni gjithmonë duke kërkuar për një punë, një të dashur ose një apartament.” Tani, nuk keni pse të kërkoni për një apartament në Nju Jork, thjesht mund të merrni me qira atë të Carrie-t. Të mërkurën, kompania Airbnb njoftoi se po jep me qira apartamentin ikonik të Carrie për vetëm 23 dollarë në natë.

Mikpritësja e tij nuk është askush tjetër përveç aktores Sarah Jessica Parker, e cila do të risjellë rolin e saj si Carrie në serialin e ardhshëm me 10 episode, të titulluar “And Just Like That”, në dhjetor në HBO Max. Në serialin e njohur, Carrie mori me qira një dhomë gjumi (e kompletuar me një dollap që të gjithë do ta dëshironim) për 700 dollarë në muaj.

Apartamenti ofrohet vetëm për një natë në datat 12 dhe 13 nëntor. Rezervimet do të jenë të hapura më 8 nëntor. Në një konferencë për shtyp, Parker tha se:

Personazhi i Carrie Bradshaw është i afërt dhe i dashur për mua dhe risjellja e historisë së “Sex and the City” ka qenë një gëzim i madh. Jam e emocionuar që audienca jonë të përjetojë New York-un e Carrie si kurrë më parë dhe të vihet në rolin e saj, për herë të parë.

Megjithëse ndërtesa e Carrie-t nuk ekziston në të vërtetë në jetën reale, apartamenti i rikrijuar përfshin elementë kryesorë nga seriali, si stoli i printuar me gjethe palme në fund të shtratit, dollapi i tejmbushur i Carrie dhe telefoni i saj fiks.

Të ftuarit do të marrin një mirëseardhje virtuale të transmetuar nga Parker në të njëjtën mënyrë si skenat hapëse të treguara në serial. Aktorja thotë se:

Askush nuk është si Carrie dhe nuk ka vend tjetër si qyteti i New York për sytë e saj.