Gossip Showbiz

Për të gjithë ju që nuk keni me kë t’i kaloni pushimet, Enca ka një propozim të veçantë!

Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit. Sa herë që ajo sjell një këngë të re padyshim që të gjithë do e komentojnë, qoftë për stilin apo edhe për videoklipin. E kemi fjalën për Enca Haxhia-n e cila është shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Vlen të theksojmë se bukuroshja është edhe shumë thumbuese dhe herë pas here poston statuse ose diçitura ngacmuese. Së fundmi, ajo ka postuar një Instastory ku ka kërkuar një person të ri për t’i bërë shoqëri në pushimet e saj verore. Normalisht ky person nuk mund të jetë kushdo pasi Enca ka disa kritere.

Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Po shikoj për një shok të ri për të udhëtuar në botë së bashku. Të dhënat: Të jetë beqar, argëtues, një person i mirë.

Nëse mendoni se i zotëroni këto karakteristika, çfarë po prisni t’i shkruani Enca-s?! Rikujtojmë, se Enca është përfolur gjithmonë për menyrën provokuese në të cilën shfaqet nëpër foto. Tashmë, këtë dëshirë të sajën për tu shfaqur seksi, ajo e ka kthyer në profesion, me anë të aplikacionit “OnlyFans”, ku aty poston foto e video provokuese si dhe nudo apo erotike, kundrejt një pagese.

Enca ka kohë që është pjesë e kësaj platforme sociale për të rritur dhe duket se shifrat që po fiton nga ky ‘profesion’ i dytë janë të majme. Ndërkaq, 25-vjeçarja është duke shijuar suksesin e këngës “Rakia” që publikoi para disa ditësh. Skenat erotike me Beartin, ish- konkurrentin e “Për’puthen u diskutuan shumë dhe bën mjaft bujë.

Paralajmërimi për këtë këngë nisi me një foto ku dukej këngëtarja me Beartin, megjithatë fytyrën e këtij të fundit nuk e kishte treguar, duke lënë ndjekësit të hedhin dyshimet e tyre.