Health & Beauty

Për të gjithë vajzat e fiksuara pas gërshetave, ne ju prezantojmë modelet më trend-i të sezonit!

Një nga trend-et më të pëlqyer këtë verë kanë qenë padyshim flokët e bërë gërshetë. Personazhet e njohur kanë zgjedhur të eksperimentojnë duke i zgjatur flokët dhe duke krijuar modele të ndryshme të gërshetave shumëngjyrëshe.

Gjatë kësaj periudhe ku temperaturat janë shumë të larta, me siguri shqetësimi i shumë vajzave është si të mbrojnë flokët nga dielli. Rrezet e nxehta të diellit mund t’i dëmtojnë flokët tuaj, por me këto tri këshillat e mëposhtme floku juaj nuk rrezikon.

Megjithatë nëse nuk e dini ende se cili model ju shkon më shumë, apo si mund t’i rregulloni në një mbrëmje plazhi, ‘Cosmopolitan’ ju sugjeron këto modele të cilat me siguri do t’ju vijnë në ndihmë:

1.

2.

3.

4.

5.

Rikujtojmë, se një ide e mirë për t’u ndjerë sa më freskët në verë është prerja e flokëve. Por, fillimisht duhet të kesh një ide për modelin që do t’i mbash dhe të përshtatet. Ka një pafundësi modelesh të shkurtra shumë në modë që do t’ju bëjnë të dukeni shumë ‘chic’.

Nëse ende po përballeni me pasojat e një prerje të dështuar flokësh që provuat gjatë karantinës ose nëse thjesht jeni mërzitur plotësisht nga pamja juaj dhe keni nevojë për një ndryshim, vera është koha e përkryer për të dalë nga rutina e flokëve tuaj dhe për të guxuar me modele.

Me sezonin e verës dhe të plazhit, qëndrimi nën rrezet e diellit e përkeqësojnë gjendjen e flokut tuaj biond, por ne do t’ju sugjerojmë disa maska se si t’i mbroni ato. Disa kombinime shumë interesante dhe që nuk do t’ju shkonin kurrë ndërmend janë shpëtimi juaj.