Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Për të mbijetuar Rinës i nevojiten vetëm këto dy gjëra!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ na ka treguar se ndodhet në Greqi dhe se po xhiron videoklipin e këngës së saj të re, e cila mendohet se do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Encën. Së fundmi Rina ka postuar një foto në ‘Instastory”, duke na ka treguar një sekret për të gjithë ata që do të shkojnë në Athinë këtë verë dhe s si të mbijetojmë në këto ditë të nxehta vere. Të vetmet gjëra që na duhen janë një lëng arrë kokosi dhe një kondicioner.

Para pak ditësh bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto duke treguar make-up e saj pas një nate xhirimesh në shi dhe duke lajmëruar kështu se po xhiron videoklipin për këngën e saj të rradhës. Duket se kënga e re do të publikohet shumë shpejt, pasi me një foto të postuar në ‘Instagram’ nga pamja e saj në videoklip ka treguar edhe titullin e këngës së re, e cila do të jetë “Daddy” dhe do të publikohet së shpejti.