Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për të pasur një lëkurë perfekte duhet t’i thoni ‘Jo’ këtyre ushqimeve!

Përdorimi i kremrave, serumeve dhe produkteve të tjera për lëkurën, është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e saj. Mirëpo, po kaq e rëndësishme është të kujdeseni për të edhe nga brenda. Prandaj, një dietë e shëndetshme, përveç produkteve të kujdesit, është parakusht për lëkurë të shëndetshme, me shkëlqim dhe të bukur.

Konsumimi i disa ushqimeve mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj. Por ka disa ushqime që kanë një efekt të dëmshëm në lëkurë dhe është mirë që t’i shmangni. Njihuni me to:

1.Mishi i përpunuar

Një sasi e madhe e mishit të përpunuar mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për lëkurën tuaj, sepse përmban sasi të lartë nitratesh dhe natriumi. Kjo kryesisht i referohet hamburgerëve dhe ushqimeve të ngjashme. Patatet e skuqura janë po aq të dëmshme pasi mund të çojnë në dehidratim dhe tharje të lëkurës por dhe në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

2.Alkooli

Sasia e tepërt e alkoolit është gjithashtu e keqe për trupin dhe lëkurën, sepse shkakton dehidratim dhe përshpejton procesin e plakjes dhe shfaqjen e rrudhave.

3.Produktet e qumështit

Produktet e qumështit mund të shkaktojnë rritje të niveleve të insulinës dhe janë një shkaktar i zakonshëm i akneve.

Ndërkaq, keni pak ditë që keni nisur pushimet dhe doni që ngjyra e bukur çokollatë në lëkurë t’ju zgjasë sa më shumë? Jeni në vendin e duhur, pasi të lexoni këshillat e mëposhtme do të keni një nxirje perfekte këtë verë.