Celebrities Gossip Showbiz

Për të qenë prezente në dasmën e Britney Spears, Paris Hilton ka refuzuar ftesën e një personi shumë të rëndësishëm!

Miliarderja Paris Hilton është detyruar të anulojë një takim me Presidentin e SHBA-ve Joe Biden për të marrë pjesë në dasmën e shoqes së saj Britney Spears me Sam Asgari. Ylli ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live” dhe zbuloi se ishte e ftuar për të luajtur si DJ në eventin “Summit of Americas” në Los Angeles, në të njëjtën ditë me dasmën e këngëtares.

Siç ka përmendur ajo, nuk do të humbiste asnjë moment nga dasma e shoqes së saj, edhe nëse do t’i dërgohej një helikopter që do ta çonte nga një event në tjetrin.

Presidenti Biden dhe ekipi i tij më kërkuan të shkoja si DJ në atë darkë të Samitit me të gjithë liderët botërorë, por ishte e njëjta natë me dasmën e Britney. Në asnjë mënyrë nuk doja të humbisja dasmën e shoqes sime.

Rikujtojmë, se Paris dhe Britney kanë qenë mikesha për më shumë se dy dekada. Ylli i “Paris in Love” mesa duket ka vendosur që të bëhet me fëmijë. Bukuroshja zbuloi në një episod të fundit të “The Bellas Podcast” të Nikki dhe Brie Bella se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum, me të cilin u martua në fund të vitit të kaluar, po vazhdojnë të mendojnë për zgjerimin e familjes së tyre.

Më pëlqen të jem e martuar. Thjesht ndihem sikur më në fund gjeta shpirtin tim binjak dhe ndihem shumë e sigurt. Më në fund kam shtëpinë time dhe mezi pres të krijoj një familje dhe të kem fëmijë.

Sjellim në vëmendje se Hilton dhe bashkëshorti i saj biznesmen u martuan në një ceremoni martese tre ditore në nëntor të vitit që lamë pas. Muaj më parë në janar 2021, Hilton zbuloi se ajo kishte filluar procesin e fekondimit In Vitro (IVF) dhe lavdëroi Reum që ishte aq mbështetës.