Bota

Për vite të tëra pretendonte se isha nëna e presidentit rus Vladimir Putin, shuhet 97-vjeçarja!

Një grua që pretendonte për vite të tëra se ishte nëna e vërtetë e presidentit rus Vladimir Putin, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Vera Putina, e cila vdiq në varfëri në fshatin Meteki në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, këmbënguli për vite me radhë se presidenti rus ishte djali i saj, të cilin u detyrua t’ua dërgonte gjyshërve të tij me urdhër të njerkut.

Gruaja foli për herë të parë në vitin 1999, por Putin shkroi në autobiografinë e tij se ai kishte lindur dhe rritur në Shën Petersburg dhe ishte djali i vetëm i mbijetuar i një punëtori të quajtur Maria dhe Vladimir Putin, një punëtor fabrike dhe ish-ushtarak që shërbeu në policinë sekrete të Jozef Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vera Nikolaevna Putina lindi më 6 shtator 1926 në rajonin Ochiorsk të Rusisë. Ajo pretendoi se ndërsa studionte për Inxhinieri Bujqësore në Universitet, ra në dashuri me inxhinierin Platon Privalov, mbeti shtatzënë dhe më vonë zbuloi se i dashuri i saj ishte i martuar dhe kishte ndërmend t’i rrembente foshnjën sepse gruaja e tij ishte shterpë.

Një mësuese, Sura Gabinashvili, pohoi në një intervistë të vitit 2008 se ajo i dha mësime ruse Putinit.

Atij i pëlqenin mitet ruse dhe gjuha ruse ishte lënda e tij e preferuar. I pëlqente edhe peshkimi.

Bë vitin 1999, duke parë lajmet në TV për kryeministrin e ri të Rusisë, ajo e njohu menjëherë Vladimir Putinin si djalin e saj, sepse ai “ecte si rosë”.