Aktualitet

Përditësohet bilanci i 24 orëve të fundit, rriten rastet me COVID-19!

148 raste të reja dhe 6 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në vendin tonë. Aktualisht në spitalet COVID  po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Sa i përket të shëruarve 430 persona u negativizuan ne 24 orë. Shqipëria regjistron deri tani 24.888 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Kujtojmë se sot nisi vaksinimi i stafeve të aviacionit civil, duke nisur me stafin e “Air Albania”, për të vijuar më pas me punonjësit e transportit urban në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina dhe theksoi objektivin për të arritur më shpejt se pranvera e ardhshme, vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndërkaq në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 442 persona dhe janë regjistruar 14 viktima. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur. Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është  957, gjatë 24 orëve të fundit.