Aktualitet Bota

Përdornin parfum për të neutralizuar aromën e hashashit/ “Gjenialiteti” nuk i shpëtoi nga prangat dy shqiptarët në Spanjë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se dy të arrestuarit të moshës 34-vjeçar ishin përfshirë në një organizatë kriminale.  Shqiptarët kishin mundësuar rritjen e marijuanës në një magazinë dhe ilegalisht kishin arritur të lidhnin rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas mediave të huaja hetimet kanë nisur që në muajin shkurt kur autoritetet ranë në gjurmët e trafikantëve.

Dy burra të arrestuar në kanale për rritjen e marijuanës në një garazh të lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik.

Për të kamufluar erën e fortë të marijuanës, në fazën e lulëzimit të saj, të arrestuarit përdornin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën.

I quajtur operacioni “Sauri”, nëpërmjet të cilit Guarda Civile arriti të identifikonte organizatën kriminale që përdore një garazh –magazinë me qira për kultivimin e lëndës narkotike.Garda Civile ka sekuestruar 25,000 gram bimë të thatë marijuanë, si edhe katër kondicionerë, pesë nxjerrës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.

Gjithashtu, ata kanë verifikuar se magazina ka pasur lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik. Operacioni ka kulmuar me arrestimin e dy 34-vjeçarëve, të dy me kombësi shqiptare.