Tech

Përdoruesit e platformës shprehen të zemëruar, “OnlyFans” do të ndalojë gjithçka me përmbajtje seksuale!

Kompania është platforma e fundit digjitale që po godet me një material të tillë. Gjatë pandemisë, kjo faqe u bë një burim të ardhurash për miliona njerëz. “OnlyFans”, e cila është një platformë e mediave sociale ku përdoruesit mund të shesin akses për abonim në përmbajtje, tha ditën e enjte që do të ndalojë imazhet seksuale duke filluar nga tetori.

Kompania tha në një deklaratë se do të bllokonte përdoruesit nga postimi i fotografive dhe videove me kërkesë të “partnerëve të saj bankarë dhe ofruesve të pagesave”. “OnlyFans” megjithatë u shpreh se do të vazhdojë të lejojë përdoruesit e saj të postojnë imazhe që përmbajnë lakuriqësi që përputhen me udhëzimet e kompanisë.

Për të siguruar qendrueshmërinë afatgjate të platformës, ne duhet të zhvillojmë udhëzimet tona të përmbajtjes.

Një zëdhënës i kompanisë nuk iu përgjigj pyetjeve se kush e kishte bërë kërkesën ose çfarë kishte nxitur ndryshimin. Siç raportoi Axios, ndryshimi vjen pasi “OnlyFans” është përpjekur të sigurojë fonde nga investorët të cilët hezitojnë të lidhen me materialin seksual të kompanisë.

Nuk është ende shumë e qartë se si “OnlyFans”, e cila e ka bazën në Britani, do të përcaktojë se cilat imazhe dhe video që shfaqin lakuriqësi janë seksuale sapo ndalimi të hyjë në fuqi. Kompania tashmë bllokon pastime që përmbajnë sulme seksuale, dhunë osë kafshëri si dhe ndalon të miturit nga platforma.

“OnlyFans” ka shërbyer si burim të ardhurash për 2 milionë krijues, duke përfshirë punëtorët e seksit gjatë pandemisë. Kompania është shprehur se ka ndihmuar në procesin e demokratizmit të punës së seksit, duke i lejuar krijuesit të vazhdojnë me bizneset e tyre dhe të zotërojnë përmbajtjen që postojnë në faqe. Krijuesit kanë fituar 4.5 miliard që prej krijimit të “OnlyFans” rreth pesë vite më parë.

Platforma ka më shumë se 130 milionë përdorues të cilët paguajnë tarifa mujore për krijuesit për të parë burimet e imazheve që shpesh janë shumë të pahijshme për Instagram ose TikTok. Me këtë akses, këta pëdorues mund të dërgojnë gjithashtu mesazhe direkte dhe këshilla apo udhëzime për të marrë fotografi dhe video sipas kërkesës, bazuar në shijet e tyre personale.

Vitin e kaluar, edhe personazhet publike janë bërë pjesë e platformës, duke e ndihmuar atë në futjen e më të mirave. Cardi B, Tyga, Chris Brown dhe Bella Thorne që të gjithë kanë profilet e tyre. Influencerat në rrjete sociale gjithashtu janë pjesë e platformës, duke përfshirë shumë nga TikTok dhe YouTube. Ylli i YouTube Tana Mongeau iu bashkua “OnlyFans” vitin e kaluar. Influencuesja në Instagram Caroline Calloway u shpreh se fiton një numër me gjashtë shifra duke shpërndarë pornografi të frymëzuar nga letërsia në faqen e saj. Shumë punonjës seksi, kërcimtarë dhe pornostare e kanë “OnlyFans” si burimin kryesor të të ardhurave. Ndërkohë që rregulli i ri për ndalim u përhap të enjten në mëngjes, shumë nga ta shkëmbyen në mënyrë të furishme mesazhe në grupe, në përpjekje për të përcaktuar se çfarë do të ndalohet e çfarë jo. 36-vjeçarja Jacqueline e cila është pjesë e platformës gjatë këtyre dy viteve, tha se ndalimi do të ishte shkatërrues për të e për shumë të tjerë.

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje t’ia dalin mbanë.

22-vjeçari Kenneth Pabon, një tjetër krijues i “OnlyFans” në Nju Jork, iu bashkua platformës vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë dhe po përdor të ardhurat e tij për të paguar detyrimet studentore.

“OnyFans” është zgjidhja ime për të paguar qiranë. Unë ushqehem nga kjo gjë… Dikush më tha që është e njejta gjë nëse “Burger King” do të deklaronte se nuk shet më hamburger. Për këtë njihet “OnlyFans” fundja.

“The Adult Performance Artist Guild”, sindikata e punës që përfaqëson “OnlyFans” dhe krijuesit e kamerave, u shpreh në Twitter ditën e enjte se humbja e mundshme e të ardhurave me të cilën shumë mund të përballen për shkak të ndryshimeve të ardhshme të OnlyFans mund të shkaktojë presion dhe frikë.

Ne duam të shprehim se po punojmë për të marrë përgjigje. Ndërkohë që kjo gjë ndodh, ne duam që performuesit të dinë se ne jemi këtu për të ofruar mbështetje dhe shërbime.

Krijuesit u përpoqën t’i drejtoheshin platformës duke kërkuar qartësi se çfarë do të ndalohej e çfarë jo. Por kompania nuk shtoi informacion të mëtejshëm.

“OnlyFans” mbetet i përkushtuar ndaj nivelit të lartë të sigurisë dhe moderimit të përmbajtjes të çdo platforme sociale. Të gjithë krijuesit verifikohen para se të ngarkojnë përmbajtje në “OnlyFans” dhe e gjithë përmbajtja e ngarkuar kontrollohet nga sisteme automatike dhe nga një staf përkatës.

Shumë krijues nxituan të tërheqin vëmendje në mënyrën se si ata besonin se industria e teknologjisë shfrytëzon punëtorët e seksit për përfitime dhe rritje të përdoruesve, duke i bërë ata të tërhiqen pasi platforma ka arritur të jetë mjaft e madhe për të shkuar në rrjedhën e zakonshme të suksesit.

Si dikush që bën punë seksi në “OnlyFans”, unë jam shumë i inatosur. “OnlyFans” fitoi shumë nga ana e punonjësve të seksit dhe tani po i hedh poshtë ata.

“OnlyFans” është platforma e fundit që godet përmbajtjen seksuale. Lakuriqësia e plotë është ndaluar nga Facebook-u dhe Instagram-i. Në vitin 2008 përdorimi i Tumblr u rrëzua pasi faqja ndaloi pornografinë, e cila ka qenë e zakonshme në atë platformë. Twitter është e vetmja platformë sociale që ende i lejon ndjekësit të postojnë foto e video që përmbajnë lakuriqësi, duke përfshirë edhe pornografi.

Ndërkohë, kujtojmë se javën e kaluar “OnlyFans” lëshoi një aplikacion të veçantë “të sigurt për punën” të quajtur OFTV, ku krijuesit mund të ngarkojnë përmbajtje që nuk lidhen me lakuriqësinë, si për shembull vlog-e dhe video gatimi. Duket se “OnlyFans” po përpiqet të eksperimentojë e të gjejë sa më shumë mënyra të ndryshme për të rritur numrin e përdoruesve të aplikacionit.