Botë e Çuditshme Gossip Lifestyle

Përdoruesja e TikTok-ut Lucy Welcher kritikohet pasi deklaroi se është shumë e bukur për të punuar!

Një përdoruese e TikTok mori kritika të shumta pasi deklaroi se është “shumë e bukur për t’u ngritur në orën 6 të mëngjesit për të punuar çdo ditë”. Lucy Welcher ndau një video duke thënë se nuk donte të punonte për pjesën tjetër të jetës së saj.

Më duket sikur dua të zgjohem në orën 6 të mëngjesit çdo ditë për 60 vitet e ardhshme? Unë jam shumë e bukur për këtë!

Përdoruesit e rrjetit social u ndanë, me ata që e mbrojtën ndërsa të tjerë e komentuan negativisht vetëbesimin e saj, duke e quajtur “dembele”. “Mundohuni të zgjoheni në orën 4 të mëngjesit çdo ditë dhe të punoni 60 orë në javë”, u ankua një përdorues, duke pretenduar se ka shumë më keq se ajo.

Rikujtojmë, se së fundmi influencerja Synne Randen është bërë virale në rrjet për shkak të qerpikëve të saj. Bukuroshja shpesh tallet dhe bullizohet nga ndjekësit në rrjetet e saj sociale të cilët i krahasojnë qerpikët e saj me këmbët e merimangës. Blogerja e cila ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale duket se nuk e ka aspak problem këtë gje dhe poston shpesh foto të qerpikëve të saj të cilët gjithmonë janë të kuruar.